Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës: Tani merruni me Arminan

Tashmë zyrtarisht e divorcuar nga Shkëlzen Berisha, Sadije Berisha jeton në Suedi së bashku me fëmijët e saj.
Çdo kush është kurioz të dijë reagimin e Sadije Berishës, kur tashmë lidhja e Shkëlzenit me Armina Mevlanin është bërë publike.

Facebook Spy i DITA mori këtë përgjigjie: Tashmë nuk jam në person interesant për publikun, pasi nuk jam më e martuar me një person të rëndësishëm, dhe për më tepër nuk jetoj në Shqipëri. Ju tashmë keni dikë më interesante dhe të gatshme për të intervistuar. Nuk kam dëshirë për të qënë publike në këtë pikë, dhe nuk kam asgjë interesante për të promovuar” shkruan Sadija.

“Jam e sigurt që ju dhe publiku e dini arsyen e divorcit tonë, por unë dhe fëmijët jemi të lumtur që e kemi hedhur pas krahëve këtë gjë. Publiku nuk ka interes për jetën time të zakonshme, por të lumtur” shton Sadije Berisha me diplomaci./ora news/