Ish anëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut reagon ndaj Kadri Veselit: Uniformën e UÇK-së e ke mbajt veç në Tiranë!

loading...


Ish anëtari i UÇK-së dhe anëtari i shërbimit informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Parlamentit, dhe ish kreut të shik-ut, Kadri Veseli, i cili në një postim të tij në facebook kishte shkruar se ishte ndër të parët që e kishte veshur uniformën e UÇK-së, dhe ndër të fundit që e kishte hequr atë.

““Unë kam pasur nderin dhe privilegjin që të jem ndër të parët që ka mbajtur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu më ka takuar që të jem ndër të fundit që jam demobilizuar nga UÇK-ja”, kishte shkruar Veseli.

Por pas këtij postimi ka reaguar Naim Miftari, ish ushtarë dhe ish anëtarë i shik-ut.

“Për cilën luftë dhe cilën UÇK po fol o shoq mos ja fut kot o (Kadri Veseli-Luli) uniformen e UÇK e ke mbajt vetëm në Tiranë ose para naj gazetari ku jeni reklamu si ju si Presidenti apo para ndonjë ndërkombëtari por jo në luftë ,pas luftës po keni mbajt uniform të UÇK një herë ku isha prezent edhe vet kur e nënshkruat marrëveshjen K_90 dhe tradhtinë ndaj UÇK në Dragadan (e vetmja ushtri çlirimtare që i dorëzoj armët pa u liru krejt Kosova), Qëllimi i marrëveshjes që ju pastaj ta kullotni Kosovën siç e kullotët gjer sot por jo me luftar të UÇK por me rrogëtar të juaj dhe të Serbisë.!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook./BS/
largea_h1461571844

loading...

loading...