Ish-ambasadori Dell: Hashimi i ka mundur serbët

loading...

loading...
Vëmendja i është ndalur tek një shkrim për kryeministrin e Kosovës. S’ka pasur si të jetë ndryshe, ngase ai shërbeu vetë si ambasadorë i SHBA-vë në Kosovë.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, duke ju referuar shkrimit të sotëm që ka botuar e përditshmja amerikane “The Neë York Times” për rolin që ka luajtur, Hashim Thaçi në skenën politike të Kosovës, nuk ka hezituar që bëjë edhe ai një vlerësim për kryeministrin kosovarë.

Dell, thotë se Thaçi e ka mundur Serbinë dhe ua ka zmbrapsur përpjekjet për Kosovën, kurse në Serbi, sipas tij, nuk po shihet progres.

“Nga të gjitha gjërat që mund të thuash për Hashimin, fakti që ai është “fyer” në Serbi është më së paku befasuese dhe karremi më i çuditshëm që të tërheq vëmendjen e lexuesit për një storje si kjo. Natyrisht se ai është ofenduar keq në Serbi: ai i ka mundur ata dhe që nga atëherë i ka zmbrapsur përpjekjet e tyre që të përmbysin suksesin e Kosovës. Ata s’mund ta durojnë këtë”, është shprehur ish ambasadori Dell në facebook, nga ku e ka postuar edhe shkrim e NYT.

Dell përmend edhe shembuj se si Thaçi ka promovuar pajtimin me serbët, disa duke i pranuar brenda Qeverisë, e më disa duke mos hezituar të cikërrojë gotat me raki.

“Ai gjithashtu ka promovuar ripajtimin me Serbët brenda Kosovës, nga pika ku e ka emëruar një zëvendëskryeministër serb e deri te të ulurit bashkë me fermerët serb në shtëpitë e tyre dhe duke pirë raki. Nuk shoh asgjë kaq progresive që po ndodhë askund në Serbi”, përfundon Dell.

Ndryshe, The Neë York Times, e cilësojnë Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një Gerry Adams ballkanik. Madje, gazetari, Dan Bilefksy – dhe jo vetëm ai – mendojnë se kryeministri kosovar është një kandidat serioz për Çmimin Nobel për Paqe. Veç kësaj, falë marrëveshjes së arritur në muajin maj me Serbinë, nga Europa dhe SHBA’ja Thaçi përshkruhet si personifikim i triumfit të paqes dhe pajtimit, ndaj luftërave të viteve të 90’a në Ballkan,TRANSMETON INDEKS.

loading...