Irani ka dërguar majmunë në gjithësi (video)

11

Irani ka bërë sot të ditur se me sukses ka dërguar në gjithësi një majmun, duke e cilësuar këtë ndërmarrje “edhe një sukses drejt qëllimit, fluturimeve hapësinore me ekipazh njerëzish”.

Raketa “Pishgam/Pionir” ka mbërri lartësinë e 120 kilometrave dhe pastaj majmuni u kthye shëndosh në tokë, citojnë mediet televizionin shtetëror iranian.