iPhone dominon në SHBA

iphone

Sipas të dhënave të kompanisë Kantar, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, më shumë se gjysma e shitjes së telefonave “të zgjuar” mobil në SHBA ka pasur të bëjë me iPhone.

Gjithsej Apple ka mbajtur 51,2 të tregut të telefonave “të zgjuar” mobil në SHBA në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa modelet e bazuar në Android kanë përbërë 44.8 për qind të shitjes. Pajisjet e bazuara në Microsoft Windows Phone kanë marrë pjesë me vetëm 2.6 për qind të tregut.

Kantar po ashtu thekson se si në tërë vitin e kaluar 36 për qind të blerësve të telefonave mobil të Apple më herët kanë pasur ndonjë telefon tjetër “të zgjuar”, më së shpeshti të bazuar në Android. Përqindja e blerësve të iPhone të cilët kanë kaluar nga pajisja e bazuar në Android vitin e kaluar ka qenë 19 për qind, derisa në vitin 2011 ajo përqindja ka qenë vetëm 9 për qind.

Por, në pjesë tjera të botës Androidi ka qenë para iPhone. Për shembull në Britani të Madhe, Samsung kambajtur 35 për qind të shitjes të telefonave “të zgjuar” mobil, por Apple edhe aty ka qenë shumë afërme përqindjen prej 32.

Interesante është që edhe Windwos Phone ka arritur shitje më të mëdha në Evropë në tremujorin e fundit në vitin e kaluar, me 5.9 për qind përkundrejt 2,2 nga viti i kaluar, ndërsa në Itali është ngritur në 13,9 për qind përkundrejt 2,8 për qind të vitit të kaluar.