Investoi shumë por rrezikoi edhe më shumë.Edhe kjo i ndodhi Kallashit! (Foto)

nvestoi shumë por rrezikoi edhe më shumë. Donjeta Kosumi – Kallashi kishte kaluar në një varg peripecish deri në realizimin e projektit ‘Sheik’ i cili u publikua disa javë më parë.

E përkundër ‘sakrificave’ gjatë xhirimeve në Dubai, jeta e videoklipit të ri online nuk e ka pasur të gjatë.

Tash e disa ditë, kënga e punuar nga Diez Production është bllokuar nën akuzën e të drejtave autoriale nga produksioni AwakeningRecordsLTD.

Nuk dihet nëse ka mundësi të rikthimit të projektit që numëronte miliona shikime në Youtube por sidoqoftë, ai ekziston akoma në Daily Motion.