Interi interesohet për Granit Xhakën

loading...

f1_23-int1364030067

loading...
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, mund ta braktisë skuadrën gjermane Borussia Moenchengladbach për të kaluar në radhët e skuadrës italiane, Inter. Kështu njoftojnë të premten mediumet e huaja. Sipas mediave në Itali, skuadra e Interit është e interesuar që gjatë verës të transferojë disa lojtarë dhe në mesin e tyre është edhe futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, Xhaka. “Interi ka dërguar vëzhgues për ta parë atë në disa ndeshje dhe vlerësimi ka qenë pozitiv për të”, njofton “sporttevai.it”. Xhaka 20-vjeçar është duke u kërkuar me ngulm edhe nga skuadra tjetër italiane, Lazio. “Ai dëshiron të largohet nga Bundesliga, kjo mund të ndodhë në verë dhe skuadra më e interesuar është ajo e Lazios”, shkruan “Bild”. Xhaka gjatë verës së vitit të kaluar u transferua te Moenchengladbachu nga skuadra zvicerane, Basel për një dëmshpërblim prej 8.5 milionë eurosh. Ai nuk ka arritur të zërë një vend titullari te skuadra gjermane dhe shpesh është lënë në stol. Me Moenchengladbachun ka kontratë deri në qershor të vitit 2017.

loading...