Interi dhe Juventus interesohen për Rooney

loading...

rooney

loading...
Wayne Rooney mendohet se do të nxirret në merkato nga Manchester United dhe ndër klubet e para që raportohen në ndjekje të tij janë Interi dhe Juventusi. Me një vendim të Ferguson, që u komentua si i çuditshëm, anglezi e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Real Madrid në Champions League.

Kartoni i sulmuesit vlen rreth 20 milionë Paund dhe ndërkohë thuhet se nga Seria A, Interi dhe Juventusi janë dy skuadrat kryesore që interesohen për të, teksa në garë mund të futen edhe Manchester City. Chelsea, Real Madrid, PSG dhe Anzhi. Interi prej kohësh e admiron ish yllin e Evertonit dhe mund të investojë gjatë merkatos së verës, duke patur parasysh dëmtimin e Militos dhe shitjen e Sneijder te Galatasaray.

loading...