Interesante: E dërguan në spital të ngrirë si beton, pastaj ndodhi diçka e pashpjegueshme! (Video)

Passport.jpg1

Më 20 dhjetor të vitit 1980, Jean Hilliard po voziste për të shkuar tek familja e saj, nëpër motin me borë të dendur. Papritmas, asaj i prishet vetura. Në pamundësi të ndizte veturën, vendosi të ecte në këmbë për afro katër kilometra deri tek një mik i saj.

Vajza 19-vjeçare që eci kundër drejtimit të erës, arriti deri tek oborri i shtëpisë së mikut, kur papritmas kolaptoi shkaku i hipotermisë. Bora e kishte mbuluar, ndërsa miku saj nuk e kishte parë.

Ajo ka qëndruar e shtrirë për gjashtë orë në temperaturë prej minus 22 gradë Celsius.

Hilliard është gjetur nga miku, të nesërmen në mëngjes. Trupi saj ka qenë aq i ngurtë, sa që është dashur ta fuste në veturë në mënyrë diagonale, transmeton Telegrafi.

Kur ka mbërritur në spitalin e qytetit Lengby të Minesotës, Jean ishte pa ndjenja.

New York Times ka raportuar atë kohë se trupi i adoleshentes ka qenë aq i ngrirë, sa që ka qenë e vështirë të shpohet me gjilpërë.

Pulsi saj ka rënë në 12 rrahje në minutë, kurse temperatura e saj ka qenë shumë e ulët që të matet me termometër.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni tregimin e vajzës e cila u largua nga spitali me shëndet të mirë, pas qëndrimit për 49 ditë aty. Mbijetesa e saj është e pakuptueshme për shumë mjekë. /Telegrafi/