Inter dëshiron huazimin e Blerim Xhemajlit

loading...

blerim

loading...
Mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemajli mund të bëhet pjesë gjigantit italian, Inter. Sipas “Corriere dello Sport”, Inter dëshiron huazimin e reprezentuesit shqiptar të Zvicrës.

Xhemajli gjatë këtij muaji mund të largohet nga napolitanët, për faktin se ai nuk po gjen hapësirën e duhur në lojë, pasi trajneri Walter Mazzari në pozitën e tij preferon Valon Behramin dhe Gokhan Inler.

Ndryshe, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ditë më parë deklaroi se nuk dëshiron ta shes 26 vjeçarin, por interesimi i “nerazuërve” mund t’ia ndryshojë mendjen kreut të Napolit duke pranuar huazimin Xhemajlit tek internistët.

loading...