Inspirime pafund per Dafina Zeqirin (Video)


Kur shikuam nje interviste te saj te fundit per “Prive” ku ajo foli per shume inspirime te saj, edhe ne u inspiruam te shkruajme serish per kengetaren Dafina Zeqiri.

Qendrimin disamujor ne Amerike ajo e quan periudhe te inspirimit. Takoi atje fotografin Fadil Berisha dhe u inspirua per nje fotoshoot te vecante dedikuar 100 vjetorit te Pavaresise dhe me shume.

Pastaj takoi miqe te ndryshem, ne mesin e te cileve edhe jazz gitaristin e njohur shqiptar, Faton Macula, nga i cili u inspirua te regjistroj disa covera ne Youtube per fansat e saj. Nje bashkepunim me gitaristin eshte ende ne plan te realizohet, dhe natyrisht qe edhe kjo serish vjen nga nje inspirim i perbashket.

E pyetur per stilin mashkullor te flokeve, ajo pergjigjet:

“Floket e shkurtera gjithmone me jane duke shume seksi e te vecanta. Kur kam qene e vogel jam inspiruar nga Pink, aktorja Hally Berry … e tash eshte kengetarja Rihanna. Gjithkush e interpreton si te doje …ndoshta edhe Rihanna do te kete pasur ndonje inspirim. Une nuk e quaj kopjim, por inspirim,” eshte shprehur Dafina metutje sa i perket kopjimit apo inspirimit te stilit te saj te flokeve.

Viti 2013 do te jete nje vit i pjekurise per Duffy-in, ku ajo thote se ka gjetur veten dhe zhanrin e muzikes me te cilen don te prezantohet. Inspirimet e shumta te kengetares kane ndikuar qe shume nga tekstet e kengeve ne albumin e trete qe do vjen, jane punuar nga vet ajo.

Kenga reggae me titull “Your Love”, qe vjen se shpejti edhe si videoklip, eshte inspirim nga nje ngjarje e bukur qe i ka ndodhur asaj ne muajin dhjetor, e qe ende vazhdon. Dhe nuk nevojitet shume qe kjo te lexohet si nje lidhje e re dashurie.

Ajo insiston se eshte “singlle”, derisa cdo gje flet ndryshe, derisa edhe eshte inspiruar te bej nje tatuazh te ri qe i dedikohet nje te dashuri taze, qe len “gjurme shputash” ne shtratin e saj.

Por kete vajze, qe Ledi Vokshi nuk e kuptoka dot, nese dicka, nuk mund ta quajme se i mungon inspirimi dhe vemendja nga mediat.