Inis Gjoni nis betejën ligjore me prokurorinë për videon “me pullë të kuqe”, kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim

inis

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill 2013 për seancën e parë lidhur me padinë civile të regjisores Inis Gjoni kundër Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Bëhet e ditur se Gjoni kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim për nxjerrjen e videos intime mes saj dhe partnerit të saj në vitin 2004, Arjan Selimit,i vrarë në vitin 2011.
Në padi regjisorja pretendon se videoja me përmbajtje erotike është shpërndarë gjatë kohës që aparati fotografik i Arian Selimit,ku gjendej videoja,ka qënë i sekuestruar në Prokurori për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”. Ajo pretendon se nxjerrja e kësaj videoje ka cënuar jetën e saj private si dhe nderin dhe dinjitetin e saj./lajmeonline.eu/