Inis Gjoni në gjyq për videon intime

INI

Gjykata e Lartë do të nisë “betejën” ligjore mes regjisores Inis Gjoni dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me publikimin e videos intime të regjisores dhe partnerit të saj në vitin 2004,Arjan Selimit,i vrarë në vitin 2011. Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill 2013 për seancën e parë për rekursin e padisë civile të Gjonit kundër Prokurorisë për Krimet e Rënda. Inis Gjoni kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim për cënimin e jetës së saj private dhe cënimin e nderit dhe të dinjitetit nga publikimi i videos. Në padi regjisorja pretendon se videoja me përmbajtje erotike është shpërndarë gjatë kohës që aparati fotografik i Arian Selimit,ku gjendej videoja,ka qënë i sekuestruar në Prokurori për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”-thekson gazeta “Panorama”.