Iniesta: Guardiola ishte zgjedhja më e mirë që Bayerni mund të bënte

loading...

pep-iniesta

loading...
Andres Iniesta është shfaqur përpara gazetarëve në qëndrën stërvitore të Barcelonës ku preku temat me delikate në kampin katalanas. Lojtari blaugrana u përqëndrua fillimisht në Kupën e Mbretit sepse skuadrën e pret një përballje shumë e fortë në “La Rosaleda” ku Malaga është e avantazhuar sepse do ta nisë ndeshjen me barazimin jashtë fushe 2-2. Edhe pse Tito Vilanova nuk do të ulet në stolin e skuadrës për shkak të kurimit që duhet të ndjekë në New York, Iniesta dëshiron që lojtarët t’i bëjnë një dhuratë.

“Skuadra do të luftojë deri në fund për të fituar dhe për të kaluar çerekfinalen. Gjithsesi, të enjten mund të ndodhë gjithçka sepse Malaga është një skuadër e fortë”. Transferta në San Sebastian rezultoi e hidhur për skuadrën e rekordeve që regjistroi humbjen e parë sezonale në “Anoeta”. Iniesta mendon se kartoni i dytë i verdhë në dëm të Pique nuk ishte evident dhe kjo sipas tij, kushtëzoi takimin. “Ndoshta ishte i verdhë por në këto situata, vendimin përfundimtar e merr drejtuesi i ndeshjes. Palët janë të ndara në raste të ngjashme dhe kushdo mund të bëjë interpretimin e tij”.

Pep Guardiola do të ulet në stolin e Bayern Mynih, por ky vendim ka ndryshuar pak gjëra në ambientin katalanas që ka kujtime të shkëlqyera nga ish trajneri. “Guardiola ishte zgjedhja më e mirë që Bayerni mund të bënte. Ai është një nga trajnerët më të mëdhenj në planet. Pep punon shumë me skuadrën për të rritur sa më shumë cilësinë e grupit dhe rikthimi i tij është një lajm i mirë për të gjithë botën e futbollit”.

Situata e Victor Valdes erdhi si një “bombë” e papritur në Katalonjë, por mesfushori nuk zhbalancohet, duke dalë në mbrojtje të gardianit. “Çdokush vendos vetë për jetën e vet. Për mua është portieri më i mirë në botë dhe do të më mungojë shumë kur të mos jetë. Tifozët duhet të vazhdojnë ta mbështesin për atë që ka dhënë për këtë fanelë”. Ndërkohë, emri më i kuotuar në kampin “blaugrana” për zëvendësimin e Valdes është ai i gardianit të Liverpoolit, Miguel Reyna. I ati i lojtari ka reaguar ndaj zërave të ditëve të fundit, duke deklaruar se do të ishte i lumtur nëse djali i tij do të rikthehej në klubin ku nisi karrierën në moshë të vogël.

Duke vazhduar në këtë linjë, Iniesta zbulon se ka një objektiv të ndryshëm për të ardhmen e tij. “Ëndrra ime është ta mbyll karrierën këtu. I vetmi problem që mund të më pengojë në këtë rrugëtim mund të jetë rendimenti im. Gjithsesi shpresoj që të vazhdoj në këto nivele edhe për shumë vjet”.

loading...