Infrastruktura që s’i bën ballë shiut

loading...

loading...
“Do me na lëshu toka”, thotë me shaka Bekimi, derisa tregon me gisht kah gropa në mes të rrugës. Me të dalë nga shtëpia për në qendër të qytetit, nga lagja Veternik në Prishtinë, ai thotë se është befasuar kur ka parë në mëngjes se asfaltin e kishte përpi dheu.

“Mbrëmë ka rënë shi gjithë natën dhe e ka bërë të veten. Asfalti s’i ka mbiejtu”, thotë Bekimi.
Rruga në këtë lagje është vetëm një nga dhjetëra rrugët në tërë Kosovën, që nuk i kanë bërë ballë shiut që ka rënë ditëve të fundit.

Në të dyja korsitë e rrugës magjistrale Prishtinë – Ferizaj, për të cilën patën thënë se u shtrua me gurë vullkanik, të dielën shiu ka lënë pas vete gropa të mëdha.
Qytetarët ankohen se ky është rezultat i cilësisë së dobët të punimeve dhe asfaltit, për të cilin u pagua shtrenjtë nga taksat e qytetarëve.

Edhe zyrtarë të disa komunave pranojnë se infrastruktura rrugore nuk është në nivel të kënaqshëm, madje edhe shkaktare në disa raste për vërshimet që kanë ndodhur së fundi… /Tribuna/

loading...