Infermierja seksi irritoi dje pacientët, por sot i ndodh diçka aspak e mirë për të (Foto)

loading...

loading...
Jetaoshqef.al publikoi dje rastin e një vajze, e identifikuar si A.Dervishi, e cila irritoi pacientët tek Spitali i Traumës me veprimin e saj.
Vajza kishte publikuar dy foto në rrjetet sociale, të cilat të linin të kuptoje se ajo sapo kishte filluar punë në këtë spital. “Dita e parë, ditë e mbarë”, shkruante ajo në foton e parë teksa pozonte në spital, ndërsa në foton e dytë dukej një i plagosur i shtrirë dhe i gjakosur, ku A. Dervishi i kishte bërë përshkrimin “hahaha”, duke u tallur me pacientin në fjalë. Në një deklaratë zyrtare, Spitali Universitar i Trumës ka sqaruar se vajza në fjalë nuk është as infermiere e punësuar dhe nuk ka asnjë kontratë pune si vullnetare, ose si praktikante.

Sipas kësaj deklarate, A.D. është studente e vitit të dytë për infermieri.

Njoftojmë opinionin publik se pasi verifikuam rastin e vajzës me inicialet A. D e vetëquajtur infermiere e punësuar pranë SUT ju bëjmë me dije se vajza nuk është as infermiere e punësuar pranë këtij spitali nuk ka asnjë kontrate pune si vullnetare dhe nuk ka patur as kontrate edhe si praktikante. Vajza me inicialet A D është thjesht një studente e vitit të dytë për infermieri pranë Universitetit… (universitet privat) Në të njëjtën kohe kemi njoftuar universitetin për ketë rast me qellim marrjen e masës disiplinore për studenten në fjalë”, thuhej në deklaratën e SUT. Pra, duket se vajza i ka hapur punë vetes me fotot tallëse me të sëmurin, pasi tashmë ndaj saj është kërkuar të merret masë disiplinore. Gjithsesi, meqë sipas SUT ajo s’ka asnjë kontratë me këtë spital, mbetet enigmë mënyra se si vajza ka arritur t’i bëjë këto foto brenda ambientit të Spitalit të Traumës.

loading...