Imami publikon videon, hajduti hyn në xhami dhe vjedh me paturpësinë më të madhe

Një imam i Tiranës ka publikuar ditën e sotme një video ku duket një djali i ri i cili hyn në xhami dhe vjedh. Djali i cili hiqet si besimtar u ka vjedhur këpucët disa prej personave që kanë hyrë brenda për t’u falur dhe më pas është larguar. Të gjitha lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamera dhe identiteti i tij është bërë publik në profilin në Facebook të imamit.
Vjedhja përbën vepër penale, por sipas asaj që thotë imami në përshkrimin që i bën videos nuk do e kallëzojë në polici.
Demaskimi sipas tij është mënyra më e mirë se si mund të reagosh ndaj këtij veprimi të kryer nga persona si djali në video.
Për më shume detaje shikoni Videon e mëposhtme:

Video Link