Imami 21-vjeçar: Nuk llogaritet myslimanllëku në mjekër e pantallona (Foto)

Mervan-Kqiku-2-e1457726280890-780x439-650x358

dyshuar për terrorizëm, Alehim Maliqi që mendohet se gjendet në Siri e që dyshohet se rekrutonte kosovarët tek ISIS-i, dikur ishte imam i xhamisë së Busavatës në Kamenicë.

Por, imam i ri aty tash është Mervan Kqiku, që ka qasje tjetër të islamit tradicional. Madje, ai ka vendosur flamurin kombëtar në minaren e xhamisë.

“Athua arabët, a i kishin praktiku tirqit me i vesh a?”, thotë ai në një ligjëratë të tij para xhematit.

Gjatë të premteve, imami 21-vjeçar mundohet t’i bind besimtarët se ka vetëm një islam.

“Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla”, thotë ai, raporton RTK.

Imami flet edhe kundër organizatave terroriste, ndërsa thotë se lufta në Siri “ka heq do bërllok nga Kosova”!

Me ardhjen e tij në këtë xhami, është shtuar xhemati, ndërsa banorët janë të lumtur me ligjëratat e tij.