Ilda Bejleri në lidhje me deputetin? Rrëfehet gazetarja: Ju tregoj të vërtetën e natës me të

Para disa ditësh Ilda Bejleri u përfol për një lidhje të mundshme me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Delibashi.

Por, ditën e sotme gazetarja sportive duket se u ka dhënë fund këtyre spekulimeve teksa ka folur në një intervistë në “Pop Culture”.

në festën e 20 vjetorit të “Opinion”, Ilda u fotografua me Delibashin duke darkuar pas mesnate në një restorant në kryeqytet dhe jo vetëm kaq, por portalet rozë shkruan se ata u larguan bashkë me të njëjtën makinë.

Lidhur me këtë aludim për një marrëdhënie të mundshme me deputetin Ilda Bejleri tha:

Unë Klevisin e kam shumë mik, është djalë shumë i mirë. Besoj mund të hamë darkë me miqtë tanë apo jo? Po ashtu është krejt normale mes dy miqve që të udhëtojnë me një makinë.”