Ilaçi për gjëndrat tiroide, për pasqyrë të mirë të gjakut dhe ripërtëritje

Ky kombinim i fuqishëm vendos ekuilibrin fizik dhe energjik, ndikon mirë te të gjitha problemet me gjëndrat tiroide, ndihmon përtëritjen e qelizave dhe neutralizon ndikimin e helmeve. Arrat e gjelbra të reja (lat. Juglandis Immature fructus) kanë shumë vitamina C, jod dhe shumë vitamina të tjera, e shurupi i tyre me mjaltë në popull u jepet atyre që kanë probleme me plogështinë dhe anemone, si dhe ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë, lukthit dhe gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Përbërësit:

40 arra të gjelbra të reja, me lëvore

1 kilogram mjaltë cilësor

Përgatitja:

Arrat e reja i pastroni, i thani dhe i preni në mes, i vendosni në një kavanoz dhe më pas e shtoni mjaltin. Kavanozin e mbyllni mirë me kapak dhe për një muaj e lini në diell. E përzieni kohë pas kohe. Kur arrat ta bëjnë efektin e tyre, mjalti merr ngjyrë të errët. Arrat i largoni, ndërsa mjaltin e konsumoni. Ta ruani në vend të errët dhe të ftohtë.

Konsumimi:

Merrni nga një lugë në ditë, më së miri këtë ta bëni në mëngjes, porsa jeni zgjuar, në lukth të zbrazët.Ilaçi për gjëndrat tiroide, për pasqyrë të mirë të gjakut dhe ripërtëritje