Ilaçi natyral që lufton reumatizmën dhe dhimbjet e muskujve

ilaci-650x358


Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente.
Ilaçi që do përshkruajmë është shumë efikas në qetësimin e dhimbjeve reumatike dhe dhimbjeve të tjera të muskujve.

Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në lehtësimin e dhimbjeve sepse nxit qarkullimin e gjakut.

Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët djegës dhe dy gota vaj ulliri ekstra i virgjër. Lajini specat dhe pritini në copa të vogla.

Futini në një kavanoz qelqi dhe hidhini dy gotat e vajit sipër. Lëreni vajin e specave të qëndrojë në një vend të errët e të thatë për 7 ditë.

Pas këtyre ditëve, kullojeni vajin me anë të një nape.

Masazhoni zonat që ju dhembin me këtë vaj.

Këtë procedurë mund ta përdorni dy herë në ditë, derisa dhimbjet t’ju kenë kaluar plotësisht.

Është e rëndësishme që ta mbani trupin ngrohtë pasi të keni aplikuar masazhin me vajin djegës.