ILAÇI NATYRAL ME LIMON DHE VAJ ULLIRI, BËN MREKULLIRA PËR SHËNDETIN

28c47dde4d5754dba313b1ffc4d6ac35_l-680x350-530x300

Ideja e përzierjes së limonit me vajin e ullirit mund mos ju pëlqejë, por vlerat që kanë këta dy përbërës janë mahnitëse.

Vaji i ullirit dhe limoni janë 2 nga produktet më të përdorura në mjekësinë alternative që shekuj me parë për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore.

Kombinimi i këtyre përbërësve mund të trajtojë në mënyrë efektive dhimbjet e kokës, kapsllëkun, artritin, madje edhe kancerin.

Raporti duhet të jetë 2 me 1, 2 lugë lëng limoni dhe 1 lugë vaj ulliri. Përzierjen mund ta konsumoni esëll, ose mund ta shkton në ushqime të ndryshme (pa e gatuar).

Përfitimet më të mira shëndetësore i sjell konsumimi i këtyre dy produkteve esëll në mëngjes:

Përmirëson shëndetin e zemrës:vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Këto acide yndyrore janë gjithashtu të dobishme për uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak.

Trajton kapsllëkun: kjo kurë natyrale lubrifikon mukozën e tretjes dhe promovon funksionin e duhur të fshikëzës dhe tëmthit. Vaji i ullirit dhe limoni janë të pasur me antioksidantë, të cilat bëjnë të mundur eleminimin e toksinave dhe mbeturinave nga zorrët.

Qetëson dhimbjet reumatike dhe artrite: një lugë çaji e kësaj kure në stomakun bosh redukton ndjeshëm dhimbjet inflamatore të shkaktuara nga artriti dhe reumatizma.

Përmirëson shëndetin e mëlçisë dhe tëmthit: kjo përzierje eleminon toksinat nga trupi dhe përmirëson funksionin e mëlçisë dhe tëmthit.