Ilaçi me arra të reja që shëron gjëndrat tiroide

Arrat e reja kanë arritur tashmë. Pos se shërojnë gjëndrat tiroide, ato shërojnë edhe disa sëmundje të tjera, ndërsa që përgatitet lehtë ilaçi. Arrat shërojnë sëmundjet më të ndryshme, ndihmojnë te problemet e gjëndrave tiroide, fyti, rrugët respiratore, si dhe te bronkiti, por edhe e forcojnë sistemin imun.  Mjekësia popullore i sugjeron për shërimin e anemisë, por edhe si ndihmë të parë te problemet në stomak dhe për përshpejtim të tretjes. Gjysma e dytë e muajit maj është e duhura për marrjen e arrave të reja dhe për të përgatitur likerin me arra.

Ju nevojiten:

40 arra të reja;

1 kg mjaltë;

1 litër raki.

Përgatitja:

Arrat e reja i copëtoni, i vendosni në një kavanoz të madh dhe sipër tyre hidhni mjaltin dhe rakinë. E mbyllni me kapak dhe për 40 ditë e lini në diell. Kohë pas kohe, e përzieni me lugë prej plastike.

Konsumimi:

Për çdo mëngjes në lukth të thatë pini nga një gotë të vogël. Ky ilaç është i pasur me jod kështu që është ilaçi i duhur për të sëmurit e gjëndrave tiroide.  Ilaçi me arra të reja që shëron gjëndrat tiroide