Ilaçi 5000­-vjeçar që kuron sëmundjet e mushkërive, zemrës, tumoret, etj

loading...


Kjo recetë e lashtë është zbuluar në vitin 1971 nga një ekspeditë e UNESKO­s në gërmadhat e manastirit të Tibetit dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës prej pllakëzave të deltinës dhe i është propozuar mjekësisë së shekullit XX. Supozohet se është fjala për një zbulim të vjetër 2­3 mijë vjet para erës sonë. Hudhra është baza kryesore e këtij ilaçi natyral për shkak të përbërësve të fuqishëm antiseptik dhe antiviral.

Përbërësit: 350 gr hudhër, 200 ml alkool 90% ose rum (nëse përdorni alkool, sigurohuni që ai nuk përmban metanol apo benzolkonium klorid).

Përgatitja: qërojeni hudhrën dhe vendoseni bashkë më alkoolin në një shishe qelqi të sterilizuar. Pas 10 ditësh tundeni mirë shishen ku keni përbërësit. Më pas vendoseni shishen për 2 ditë në frigorifer.

Përfitimet shëndetësore: çliron organizmin nga shtresa gëlqerore e yndyrore, përmirëson këmbimin e materialeve në to dhe elasticitetin e enëve të gjakut, pengon infarktin, sklerozën, stenokardinë, insultet, formimin e tumoreve, pushon zhurmën në kokë dhe përmirëson pamjen. Nëse përfillen saktë dhe me vetëdije udhëzimet e mjekimit, organizmi përtërihet. Rekomandohet dhe për të gjitha moshat mbi 60­65
vjeç.

POR kjo pije duhet të ketë një rend në përdorimin e saj.

Çdo ditë doza është e ndryshme:
Ditën e parë, në mëngjes 1 pikë, në drekë 2 pika, në darkë 3 pika
Ditën e dytë, në mëngjes 4 pika, në drekë 5 pika, në darkë 6 pika
Ditën e tretë, në mëngjes 7 pika, në drekë 8 pika, në darkë 9 pika
Ditën e katërt, në mëngjes 10 pika, në drekë 11 pika, në darkë 12 pika
Ditën e pestë, në mëngjes 13 pika, në drekë 14 pika, në darkë 15 pika
Ditën e gjashtë, në mëngjes 15 pika, në drekë 14 pika, në darkë 13 pika
Ditën e shtatë, në mëngjes 12 pika, në drekë 11 pika, në darkë 10 pika
Ditën e tetë, në mëngjes 9 pika, në drekë 8 pika, në darkë 7 pika
Ditën e nëntë, në mëngjes 6 pika, në drekë 5 pika, në darkë 4 pika
Ditën e dhjetë, në mëngjes 3 pika, në drekë 2 pika, në darkë 1 pikë
Ditën e njëmbëdhjetë, në mëngjes 25 pika, në drekë 25 pika, në darkë 25 pika

Preferohet që përdorimi i këtij bari të bëhet gjatë ngrënies. Vazhdohet marrja e barit 3 herë në ditë (nga 25 pika) derisa të mbarohet i gjithë bari. Terapia mund të përsëritet pas 5 vjetësh.

Shënim: Medikamenti pihet me 50 g qumësht të vakët, sa është temperatura e dhomës, domethënë 20 gradë, sipas skemës së sipërme./shendeti+
ilac-natyral-hudher-alkool

loading...

loading...