Iku Nga Spitali, Për Ta Festuar Me Birra Ditëlindjen E 94-Të

27

Një gjerman ia doli të largohet nga një spital në Mynih, për të shkuar në pijetoret e njohura të qytetit, e për ta festuar ditëlindjen e 94-të: me birra!
Plakun – i cili ende kishte gjilpërë intravenoze në krahun e majtë – e vërejti një kalimtar në hekurudhën nëntokësore. Ai e dërgoi atë tek administrata e metrosë, e cila pastaj lajmëroi policinë.
“Pas disa thirrjeve, doli se plaku iku nga një klinikë në Mynih”, thanënga policia, duke shtuar se pacienti i arratisur donte të shkonte në pijetore.
Nëntëdhjetekatërvjeçari u kthye në spital, ku mjekët i thanë se mund të porosisë birrë: sipas dëshirës së tij.