Ikje spektakulare nga burgu me helikopter (Video)


Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet të cilën e ka publikuar SkyNews, në të cilën shfaqen dy të burgosur duke ikur nga një burg në Kanada me ndihmën e helikopterit.

Kjo ngjarje e filmuar nga kamerat e sigurisë, raportohet të ketë ndodhur në vitin 2013 por dje është bërë publike, ku shihet Danny Provencal dhe Benjamin Hudon-Barbeau, duke tentuar të kapen për litari që ishte varur nga helikopteri që kishte aterruar në kulmin e një burgu në Quebec, transmeton Telegrafi.

Kjo video gjithashtu është filmuar edhe nga gardianët e burgut, ndërsa besohet se ika ishte planikuar përmes një mesazhi telefonik.

Ndërkaq, raportohet se këta dy të burgosur pas disa orëve arrati ishin arrestuar sërish nga policia. /Telegrafi/
1