Igoudala dhe Gay vendimtar, turpërohen Jazz!

loading...

Kronikë amerikane nr.266 – 29 janar 2013

NBA

igoudala

loading...
Koshi i Andre Igoudalas nga gjuajta e lirë 0.4 sekonda para fundit solli fitoren për Denver të cilët mposhtën Indianan 102-101 duke ngritur bilancin e tyre si vendas në 18-3. Denver ishin në epërsi deri në 12 pikë për ta humbur atë në çerekun e fundit. Igoudala mbylli ndeshjen me 13 pikë, 10 kërcime e 7 asistime, derisa Danilo Gallinari shtoi 27 pikë në fitoren e katërt radhazi të Denver. Lance Stephenson pati 20 pikë për Pacers, ndërsa Paul George edhe një herë ishte më efikasi me 23 pikë.

Fitore shënuan edhe Bulls të cilët mposhtën lehtë Charlotte në natën kur në parket u kthye Luol Deng. Megjithatë ishte Jimmy Butler dhe rekordi i karrierës së tij me 19 pikë që udhëhoqën Chicagon në fitoren e radhës. Nate Robinson kontribuoi me 15 pikë, ndërsa qendra Joakim Noah DD me 13 pikë e 18 kërcime. Britaniku Deng, i cili u kthye pas pesë ndeshjeve mungesë për shkak të lëndimit të tejzës së gjurit, shënoi 12 pikë për 31 minuta. Kemba Walker dhe Ben Gordon patën nga 18 pikë për Bobcats të cilët humbën ndeshjen e nëntë në 11 ndeshjet e fundit.

Deron Williams kontribuoi me 20 pikë e 9 asistime në fitoren e tetë radhazi të Brooklyn Nets, të cilët mbrëmë mposhtën Orlandon 97-77. Brook Lopez shtoi 16 pikë, ndërsa Joe Johnson pati 13 për rekordin e franshizës me 11 fitore në muajin janar. Nikola Vucevic ishte më i miri tek Magic me 18 pikë e 9 kërcime që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e 17 në 19 ndeshjet e fundit.

Ruddy Gay mund të jetë në plan të parë të Torontos e Bostonit për një transferim eventual, por kjo nuk po e pengon të drejtoj kah fitoret skuadrën eharden Memphis. Grizzlies mbrëmë fituan në Philadelphia në një ndeshje kryesisht të balancuar. Gay pati 26 pikë dhe koshin vendimtar me kërcimin e tij 13.3 sekonda para fundit. Marc Gasol shtoi 27 pikë, ndërsa Jerryd Bayless pati rekordin e sezonit me 21 pikë në rikthimin e Grizzlies të cilët shkrin epërsinë prej 17 pikëve. Evan Turner pati 27 pikë për 76ers, derisa lajm i mirë për këtë skuadër është afrimi i datës së kthimit në parket i qendrës Andrew Bynum që pritet të jetë gati më së voni në fundjavën All-Star.

Skuadra e Houston Rockets i ka shkaktuar Utahs humbjen më të madhe si vendas në histori. Ata fituan mbrëmë në Energy Solutions Arena me rezultat 125-80. “Edhe sikur të kishim Michael Jordanin në pikun e karrierës, sonte nuk do të na ndihmonte,” deklaroi pas ndeshjes qendra e Jazz, Al Jefferson. James Harden pati 25 pikë, derisa Houston shënoi 16 nga 34 tentimet për treshe. Të gjithë lojtarët e Rockets shënuan pikë, gjashtë prej tyre pikë dyshifrore, ndërsa turku Omer Asik pati rekordin e karrierës me plotë 19 kërcime.

NHL

Kampionët aktual, Los Angeles Kings shënuan fitoren e dytë të sezonit duke mposhtur ish-nënkampionët, Vancouver Canucks pas penalltive, 3-2. Edhe pse është në listën e transferimeve, Roberto Luongo pati një paraqitje të shkëlqyeshme duke mbrojtur 26 gjuajte për Canucks. Kassian dhe Burrows kishin kaluar mysafirët në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes, për vendasit që u kthyen me golin e Jeff Carter në periudhën e dytë, dhe golin e Slava Voynov 44 sekonda para fundit për të barazuar rezultatin dhe siguruar vazhdimin shterpë. Në penallti ishte një duel ndërmjet Jonathan Quick, portjerit të vendasve, dhe atij mysafir Roberto Luongo. Ky i fundit nuk arriti të ndal gjuajtjen e fundit të Carter i cili u përkujdes vetëm për fitoren e dytë të Kings, aq sa kanë edhe Canucks deri tani.

Boston arriti të mposht Carolinan në fund të ndeshjes falë golit të David Krejcit. Me këtë fitore 5-3, Bruins arritën serinë prej 5 ndeshjeve të para pa humbje në pjesën e rregullt të sezonit, sukses i arritur vetëm në 1990-91. Eric Staal pati një gol dhe një asistim, derisa shënoi në interval prej 50 sekondave me Jeff Skinner për të kthyer në lojë Hurricanes të cilët shkrinë deficitin prej 2 golave. Jamie McBain shtoi edhe një gol, derisa Cam Ward pati 33 mbrojtje tek vendasit. Anton Khudobin pati 29 gjuajtje të ndaluara në paraqitjen e parë të sezonit në portën e Bruins. Marchand dhe Chara shënuan në fillim të periudhës së parë, para se Nathan Horton ngriti epërsinë në periudhën e dytë në 3-1. David Krejci shënoi 1:50 minuta para fundit, derisa Tyler Seguin nokautoi vendasit me golin e parë këtë sezon 8 sekonda para fundit.

College Basketball

Hera e fundit që Michigan Wolverines ishin në krye të listës së Associated Press për skuadrat më të mira në ligën universitare ishte sezoni 1992-93 kur në skuadrën e Steve Fisher ishin basketbollistë si Chris Webber, Jalen Rose, Juwan Howard e Jimmy King. Ishte viti i skandalit që goditi programin e basketbollit të meshkujve në këtë universitet pasi Ed Martin kishte përdorur basketbollistët për të shpëlarë para nga aktivitete ilegale të basteve. Megjithatë kjo është pak e mundshme të ndodh tani, derisa Michigan po dominon konferencën Big Ten ndërsa ka tani vetëm 1 humbje dhe 19 fitore.

Në pozitën e dytë renditet Kansas para Indianas dhe Floridas. Duke ka rënë në pozitën e pestë pas humbjes nga Miami.

 

 

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Toronto – Golden State                                102-114

Philadelphia – Memphis                               100-103

Washington – Sacramento           94-96

Brooklyn – Orlando                         97-77

Chicago – Charlotte                         93-85

Denver – Indiana                             102-101

Utah – Houston                                                80-125

 

NHL

Carolina – Boston                             3-5

Columbus – Dallas                           2-1

Phoenix – Nashville                        4-0

Edmonton – Colorado                    4-1

Los Angeles – Vancouver             3-2 SO

 

College Basketball                         

West Virginia – (2) Kansas            56-61

(12) Louisville – Pittsburgh           64-61

(25) Marquette – South Florida 63-50

loading...