IFFHS: Barcelona nuk është më skuadra më e mirë në botë

FC Barcelona v Real Madrid CF - Copa Del Rey - Semi Final Second Leg

Për herë të parë pas 22 muajsh, Barcelona nuk është më skuadra më e mirë në botë, vlerësoi Federata Ndërkombëtare e Statistikave të Futbollit (në anglisht – IFFHS).

Humbja e dyfishtë me Realin e Madridit dhe me Milanin në Champions League, i kushtoi skuadrës së Vilanovës zbritjen në vendin e pestë, ndërsa në klasifikimin strikt të IFFHS-së, të bazuar mbi pikë të ndryshme në bazë të pozicioneve të arritura, ekipi më i mirë në botë është Chelsea.

Atletico Madrid, fitues i Europa League në edicionin e shkuar dhe në vendin e dytë të kampionatit të tanishëm spanjoll renditet i dyti, ndjekur nga Bayern Munchen dhe Corinthias.


Kjo është renditja e dhjetë klubeve më të fortë në botë sipas IFFHS-së:

1. Chelsea 307 pikë
2. Atletico Madrid 304
3. Bayern Munchen 292
4. Corinthias 287
5. Barcelona 283
6. Boca Juniors 281
7. Real Madrid 277
8. Juventus 241
9. Inter 234
10. Sao Paulo 230