Ibrahimovic: Qëndroj nëse zëvendësoni kullën ‘Eiffel’ me statujën time (Foto)

loading...


Zlatan Ibrahimovic duket se gjithmonë gjen fjalët më interesante për t’iu përgjigjur gazetarëve kur e pyesin për të ardhmen
Sulmuesi i PSG’së, Zlatan Ibrahimovic, i cili shkëlqeu në ndeshjen ndaj Troyes duke shënuar katër gola, ka thënë se do të qëndrojë në Francë nëse zëvendësojnë kullën ‘Eiffel’ me statujën e tij.

“Nëse ata zëvendësojnë kullën ‘Eiffel’ me statujën time, ju premtoj se do të qëndroj”, ka thënë Ibrahimovic për Bein Sport.

Kjo deklaratë e Ibrahimovicit, ka lënë të kuptohet se e ardhmja e tij është larg PSG’së. Kontrata e ish sulmuesit të Barcelonës me PSG’në, skadon në fund të këtij edicioni dhe duket se ky është viti i tij i fundit me kampionët e Francës. /Express/
1

loading...

2

loading...