Ibrahimoviç: Do të rikthehem në Itali

Ibra

Zllatan Ibrahimovic është nga ato personazhe që ose i dashuron, ose i urren për cfarëdo që thonë. Deklaratat e tij gjithmonë lënë vend për diskutim. Edhe për madhështinë e tij si futbollist, opinionet janë të ndryshme. Një talent i jashtëzakonshëm, që e ka fituar titullin kampion kudo ka luajtur, por nuk është shfaqur i tillë në momentet e rëndësishme, sikurse janë ndeshjet e Champions League.

Sezoni i tij i parë në kampionatin francez po ecën për mrekulli: PSG kryeson renditjen me pikë të barabarta me Lyonin si dhe është kualifikuar në 1/8 e Champions Ligë, sigurisht që këto arritje I dedikohen edhe talentit të Ibras. Edhe pse tashmë i ka kalur 31-vjec, Zllatan beson se Franca nuk është stacioni i fundit i karrierës së tij. “Paris Saint Zhermen nuk është skuadra ime e fundit në karrierë. Futbollin Italian e ndjek akoma, sepse Italia është shtëpia ime e dytë. Kurrë nuk kam ëndërruar të luaj në Premier League”.

Tek Interi ka fituar tre tituj kampion, por në sezonin kur Mourinho i drejtoi zikaltrit drejt suksesit në Champions League, Ibrahimovic ishte pjesë e Barcelonës. Ibra ndjen keqardhje për faktin që ka punuar vetëm një vit me Mourinhon. “Sa keq që kam luajtur nën urdhrat e Mourinjos vetëm një sezon! Por të ardhmes nuk i dihet”.

Gjiganti suedez dëshiron të kujtohet vetëm për atë që jep në fushë, duke e lënë të qetë në jetën private. Ai shton gjithashtu se nuk mjafton vetëm talenti për t’u bërë futbollist i madh. Njerëzit duhet të më kujtojnë për atë bëj në fushën e lojës, gjithcka ndodh jashtë saj, janë punë për mua. Në futboll talenti nuk është gjithcka, duhet të punosh shumë për të arritur majat. Nëse një një I ri I talentuar punon me përkushtim, askush nuk mund ta ndalojë më pas”.

Zllatan Ibrahimovic ka shënuar 19 gola në 18 ndeshje të aktivizuara këtë sezon në kampionatin francez.