Ibrahimoviç do të luajë ndaj Barcelonës

ibra

Paris San Zhermen (PSG) mund të buzëqeshë sepse Zllatan Ibrahimovic do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në çerekfinalen e parë të Champions League kundër Barcelonës që do të zhvillohet në datën 2 Prill në “Stade de Paris”.

Apeli i UEFA-s e ul me një ndeshje masën ndëshkimore ndaj shtatlartit suedez të pezulluar me dy takime pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e parë me Valencian. Sulmuesi nuk u aktivizua në takimin e kthimit dhe me vendimin e marrë nga apeli, ai është i gatshëm të sfidojë Barcelonën e Tito Vilanovas.