Ibra shënon dy herë në fitorën e PSG-së – VIDEO

loading...

foto

loading...
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj Nancy-t me rezultatin 2-1, falë dy golave të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviq.

Ishin mysafirët ata që shënuan të parët me anë të Moukandjo-s, në minutën e 37-të të takimit, pas një gabimi të Pastore-s.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Edhe në pjesën e dytë Nancy u shfaq më kërcënuese, por nuk arriti të goli. Pas një kundërsulmi të parizienëve, Menez ia pason topin Ibrahimoviqit, i cili barazoi shifrat.

Nuk kaluan as tre minuta, kur Ibra u shfaq sërish, duke përmbysur rezultatin pas një asisti të dhënë nga Verrati.

Me dy gola të shënuar sot, Ibrahimoviq, shkon në kuotën e 24 golave në Ligën e parë franceze.

Ndërsa PSG, gjendet pesë pikë përpara Lyon-it të vendit të dytë në klasifikimin e kampionatit.

loading...