Ia vranë burrin, por ja çfarë i ndodh gruas së ambasadorit rus (VIDEO)

E veja e ambasadorit rus Andrei Karlov, Marina raportohet të ketë pësuar një “krizë nervore” në momentet pasi ajo mësoi se i shoqi u vra në Ankara të hënën. Për fat të keq gjithçka ndodhi para syve të saj, teksa ajo ishte duke ndjekur fjalën e bashkëshortit në ekspozitën ku ai po merrte pjesë. Pasi Karlov u qëllua për vdekje nga prapa nga polici jashtë detyre, Mevlut Mert Altintas, 22 vjeç, Marina ra në dysheme si të tjerët që ndodheshin në ekspozitën fotografike. Ajo u dërgua në spital, dhe është shoqëruar nga mjeku i Ambasadës dhe psikologët, në ceremoninë e dërgimit të eshtrave të burrit të saj në Moskë sot.