Ia përmbush ëndrrën një adoleshenti

loading...

timthumb

loading...
Një adoleshenti nga Los Anxhelosi, i është përmbushur ëndrra për shoqëruesen në mbrëmjen e tij të maturës, pasi supermodelja e ‘Sports Illustrated Swimsuit’, Kate Upton, është pajtuar që të shkojë me të.

“Gjithsesi se do ta kontrolloj orarin tim, por duket të jetë argëtuese dhe nëse çdo gjë është në rregull, do të vij me ty. E di se do të bënim bujë”, i ka thënë ajo djaloshit me emrin Jake Davidson.

Ky i ri kishte postuar një video në YouTube, me të cilën i kishte kërkuar bukuroshes që ta shoqërojë në këtë mbrëmje të veçantë për të dhe Upton e ka pranuar ftesën, duke thirrur në shoun televiziv ‘Today’, i cili fliste për këtë ftesë. Djaloshi 17-vjeçar, i cili fillimisht kishte mbetur pa fjalë, kishte folur direkt me të dhe janë marrë vesh për mbrëmjen në fjalë, e cila me siguri se do të ndodhë.

loading...