Ia mbyll ‘gojën’ për Januzajn

Ylli i Manchester Unitedit, Januzaj, 19-vjeç, shprehu vendosmërinë e tij të përfaqësojë Belgjikën, duke i dhënë fund spekulimeve dhe interesimit nga Anglia, Shqipëria, por edhe Kosova e Turqia, që tentuan angazhimin e tij.

Por, derisa Wilmots e mirëpriti vendimin e Januzajt, Mirallas theksoi se do të ishte më mirë që ylli kosovar të lihet jashtë ekipit për Kampionatin botëror pasi nuk e njeh grupin e bashkëlojtarëve të rinj.

Një ditë pas emërimit të Januzajt në listën e gjerë të futbollistëve të Belgjikës, Wilmots iu kundërpërgjigj Mirallasit.
“Mirallas po ashtu ka thënë se nëse kemi nevojë për një sulmues, Jelle Vossen është i duhuri. Kjo nuk është detyra e tij. Ai duhet të jetë i heshtur. Rregullat janë: ju duhet të flisni për veten, jo për të tjerët”, deklaroi ai.
“Sa i përket zgjedhjeve, vendosi unë. Kevin mund të ketë mendimin e tij por ai nuk duhet të flet për të tjerët, ose të rinjtë si Januzaj dhe sa mund të ndikojnë ata në atmosferën e grupit. Nuk duhet folur kot. Ne kurrë nuk kemi hasur në probleme kur kemi inkuadruar dikë të ri. Për Januzajn kjo nuk do të paraqet problem. Ai ka qëndrim shembullor”, u shpreh Wilmots.