Ia kthen Rosell: Guardiola po rren


Sandro Rosell i është përgjigjur Pep Guardiolës, i cili ditë më parë e akuzoi atë se nuk e kishte lënë rehat dhe të qetë gjatë kohës sa ishte duke pushuar në New York dhe se kryesia e Barcelonës e ka shfrytëzuar sëmundjen e Tito Vilanovas, për t’i bërë keq trajnerit të ri të Bayern Munichut.
“Kemi mbetur mjaft të befasuar me deklaratat e tij. ajo që ka thënë ai është totalisht false. Akuzat që i jep dikush, duhet të kenë bazë, ndërsa ato që ka thënë Pep janë gënjeshtra. Ne nuk e kemi shfrytëzuar kurrë sëmundjen e Titos për asgjë, kështu që nuk po e kuptoj Guardiolën. Ne nuk jemi përzier kurrë në marrëdhëniet Pep-Tito”, theksoi Rosell për 8TV. /LajmeOnline/