Ia dha të kuqin, trajneri deshi ta ngulfasë referin! (Video)


Gjest shumë i shëmtuar i trajnerit të Melgar Franco Navarro gjatë ndeshjes kundër Universitario në Peru. Pas një debati me gjyqtarin anësor dhe pas thirrjes së gjyqtarit kryesor të ndeshjes për t’u larguar nga bankina pas protestave të shumta, trajneri iu vërsul anësorit duke ia vënë duart në fyt. U desh ndërhyrja e menjëhershme e stafeve të të dy ekipeve dhe forcave të rendit që Navarro të qetësohej dhe të nxirrej jashtë fushe. Tani pritet që Federata Peruane e Futbollit të dënojë ashpër teknikun. /LajmeOnline/