I zhdukur nga 2009, gjendet në jaht i kthyer në mumje |FOTO


Një zbulim makabër është bërë në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Filipineve tre ditë më parë. Në një jaht të braktisur i cili lundronte mes dallgësh, u gjet trupi i një burri i kthyer në mumje, i cili ishte deklaruar i zhdukur qysh prej vitit 2009. Kufoma u identifikua si 59- vjeçari gjerman Manfred Fritz Bajorat, i cili kishte ndërmarrë një aventurë rrotull botës. Megjithatë janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes. Trupi i pajetë u gjet nga 23- vjeçari Christopher Rivas në brigjet e Barobo. Kur i riu u ngjit në jaht, nuk po u besonte syve, pasi trupi ishte kthyer në mumje dhe vetëm në sajë të dokumenteve që u gjetën pranë kufomës, u bë identifikimi. Policia në një deklaratë zyrtare informoi se një pjesë e madhe e jahtit ishte shkatërruar dhe gjysma e kabinës ishte mbushur me ujë. Paraprakisht mendohet se klima e zonës dhe era e ka ruajtur kufomën të padëmtuar. Fritz ishte ndarë nga e shoqja në vitin 2008, e cila pak kohë më vonë kishte vdekur prej kancerit. Paraprakisht dyshohet se nuk ka pasur persona të tjerë në bord dhe janë në pritje rezultatet e autopsisë./a.y/
jaht

kufoma

kufoma2

muje1

mumje