I vuri flakën dyshekut të nënës duke djegur letra, por vlonjati e pëson keq

Një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ndërsa policia ka referuar materialet në prokurori për një 51-vjeçar

Sipas të dhënave zyrtare, 51-vjeçari me iniciale R.B. ka qenë në banesën e nënës 75-vjeçare në lagjen “Pavarësia”, dhe duke dashur të djegë disa letra ka ndezur një shkrepëse por i ka vënë flakën dyshekut.

“Më datë 24.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.B, vjeç 51, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e nënës S.B vjeç 75 ka ndezur një shkrepëse për të djegur disa letra dhe aksidentalisht është djegur dysheku. Neni 161 i Kodit Penal” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ngjarjes policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, vepër kjo për të cilën parashikohet gjobë ose burgim gjer në tre vjet.