I vrau të atin, Nazime Visha kërcënohet nga 20 vjeçari: Do ta bëjmë të keqen siç na e bëre


Lirimi i 22 vjeçares Nazime Visha para përfundimit të dënimit për vrasjen e Fiqiri Muçës, ka sjellë edhe pakënaqësitë e familjarëve të këtij të fundit, të cilët e kanë kërcënuar se do ta vrasin.
Të paktën kështu është shprehur e reja 22 vjeçare në dëshminë e dhënë në komisariatin nr.4 në Tiranë.

Përveç deklaratave në media, e veja e Fiqiriut dhe djali i saj, sipas Nazimes, pakënaqësitë në lidhje me lirimin e saj ia kanë transmetuar direkt në formën e kërcënimit dhe dhunës psikologjike.

Përveç kallëzimit për kanosje dhe dhunës psikologjike ndaj 44- vjeçares, Mynyre Muça e djalit të saj Ervisit, 20 vjeç, Nazimja ka kërkuar edhe plotësimin e një kërkesëpadie për lëshim urdhri mbrojtje.

Në Polici, 22-vjeçarja është shprehur se gruaja e Fiqiri Muçës, bashkë me djalin, e kanë telefonuar dhe e kanë kërcënuar seriozisht me jetë, duke i thënë se do ta vrasin.
“Do ta bëjmë të keqen siç na e bërë. Do të vrasim…”, mësohet t’i kenë thënë në telefon nënë e bir, të paktën sipas kallëzimit që ka bërë Nazimja në Polici, shkruan “Panorama”.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se oficerët e Komisariatit nr.4 kanë referuar materialet në Prokurori për kanosje. Ndërsa dje kanë depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesëpadinë për lëshimin e një urdhri të menjëhershëm mbrojtjeje, vendim që pritet të merret sot nga togat e zeza.
1