I vdiq 16-vjeçarja në duar dhe tentoi të vetëvritej, qytetarët publikojnë mesazhe rrëqethëse për mjekun në koma

Rreth një muaj më parë, mjekut Tefik Zhurda, i kaloi në duar jeta e 16-vjeçares Blerta Pepa, një gjeniu me zë brilant.
Ai pas ngjarjes së rëndë tentoi vetëvrasjen duke injektuar barna në organizëm dhe tashmë gjendet në një spital në Itali ku aktualisht është në koma.

Rrallëherë ndodh që pas një ngjarjeje kaq të rëndë, njerëzit të shprehin keqardhjen për një mjek i cili kishte në duar një jetë.

Qytetarët në rrjetet sociale nuk rreshtin së shprehuri vlerësimin e respektin që kanë për të.

I dashur Tefik! Nga zemra deshiroj qe ta kalosh sa me shpejt kete krize te rende.Ruaj respektin me te madh per ty dhe per gjithe mjeket e personelin mjeksor qe me perkushtim e humanizem luftojne per te kthyer ne jete shume jete njerzish.Ti personalisht ,ne vitin 2016 nga 15marsi deri ne 20 maj dite e nate, duke bere harram shtepine tende dhe jeten normale qendrove ne spitalin e traumes prane njeriut tone te shtrenjte qe kish pësuar aksident te rende dhe bere perpjekjet maksimale per ta kthyer ne jete.

Sherbimin human te mjekve une e ndjeva vet sivjet ne janar kur u operova nga kirurgu i shkelqyer Artan Bodeci, ndaj duke ju shprehur ngushellimet prinderve te vajzes qe u largua nga kjo bote ju kerkoj bashkeqytetarve te mij te mos i paragjykojme mjeket e te hedhim balte mbi ta. Sherim te shpejt Dr.Tefik Zhurda!-shkruan G.Braho.

Zoti te sherofte doktor Tefik Zhurda ashtu si ke sheruar ti me 100 e mijera te semure ashtu si sheroje te plagosurit e vitit 1997 te plagosurit e Gerdecit e shume e shume te tjere mezi presim sa te permendesh zgjohu Tefik se eshte mbushur plote spitali me njeres qe pret te te pershendesin te presin miq e shoke kushrinj motrat e femijet niper e mbesa gjith fare fisi por une besoj se ti je i forte dhe do ja dalesh dhe kete here dhe besoj se Zoti do te ndihmoj qe te sherohesh sa me shpejte uroj qe neser te jesh me mire,- shkruan B.Nurcellari.