I therën djalin, nëna e viktimës ulërima dhe lot: Më vranë dritën e syve (VIDEO)


Armando Rrapaj, 32 vjeç u vra sot me thikë pas një sherri me dy vëllezër. Policia arrestoi menjëherë pas ngjarjes një prej vëllezërve Klevis Merkaj, ndërsa është në kërkim të vëllait tjetër Novruz Merkaj. Ngjarja ndodhi rreth 13:40 pasditen e sotme afër spitalit në lagjen “Partizani”. Në videon e sjellë për “BalkanWeb” duket momenti i parë kur familjarët e viktimës marrin vesh lajmin e hidhur se djali i tyre Armando nuk mundi të mbijetonte. Nëna, motrat dhe të afërm të tjerë kanë mbushur oborrin e spitalit me britma. “Më vranë dritën e syve”, dëgjohen thirrjet e nënës. “Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se në lagjen “Partizani” pranë rrugës së spitalit, për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi A.Rr., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në kirurgjinë e Spitalit Rajonal Vlorë nën kujdesin e mjekëve. Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit K.M dhe N.M, ku njëri është arrestuar nga Policia ndërsa tjetri në kërkim. Shtetasi K.M., është arrestuar nga Policia”, deklaroi Policia