“I thashë nuses ta provonte kosin e helmuar, pastaj më ra të fikët”, flet vjehrra që i shpëtoi atentatit

loading...

loading...

Arjana Stafa është 42-vjeçarja e cila bëri dje kallëzim penal ndaj nuses së saj me akuzën se i kishte hedhur helm në gotën e kosit.
Ajo i mbijetoi dje tentativës për vrasje pasi nusja e saj Elda Tanushi, e cila tentoi ta helmonte me arkavil, helm që përdoret për të vrarë instektet.

Gruaja u shtrua në spitalin e Shijakut dhe fatmirësisht shpëtoi.

19-vjeçarja dëshmoi në polici dhe rrëfeu arsyet pse u detyrua të ndërmerrte këtë veprim.

Ajo ka deklaruar se ishte martuar vetëm 4 muaj më parë, por që nga ai moment sherret me vjehrrën kishin qenë të vazhdueshme, madje vjehrra e saj e kishte dhunuar.

Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot,- mësohet të ketë thënë ajo.

Në gjithë këto sherre, bashkëshorti i 19-vjeçares nuk ka qenë prezent, pasi fill pas dasmës ai ka emigruar në Greqi, aty ku punonte prej vitesh. Pas martese ai ua ka besuar nusen, prindërve, por me sa duket bashkëjetesa mes të treve ka degjeneruar në sherr.

Në një intervistë për “News 24”, 42-vjeçarja Arjana Stafa i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e nuses së saj.

Ne s’kemi patur debate dhe unë e kam mbajtur më mirë së fëmijët e mi. Konflikte nuk kemi patur. Ajo desh më vrau dhe unë nuk e fal. Nuk ia fal këtë që bëri nuk i kam bërtitur asnjëherë.

Nusja më solli gotën me kos, që mbante erë e tmerrshme. Pasi e piva pak, u ndjeva keq dhe i thashë edhe nuses ta provonte. Më pas rashë në tokë.

Kur e pyeta çfarë kishte bërë, nusja më tha që kishte hedhur helm dhe e kishte bërë për arsye personale,- është shprehur Arjana Stafa.

loading...