“I shkatërrova jetën motrës, martohej pas 2 javësh”, rrëfehet i riu që vrau babanë për një mur betoni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bathoren pak më parë, ku u konstatua se Mirald Metallari kishte vrarë me armë zjarri babanë e tij 62-vjeçar Myftar Metallarin me armën e tij të shërbimit dhe la të plagosur të ëmën, 47-vjeçaren me iniciale N. Metallari.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i lindur midis 21-vjeçarit dhe babai të tij për motive të dobëta.

Gjithçka ka ndodhur në banesën e tyre më një shtëpi private në lagjen Nr.3, në Bathore.

Menjëherë pas ngjarjes ai ka tentuar t’i vijë në ndihmë të ëmës, duke e transportuar drejt spitalit ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Në dëshminë që ka dhënë përpara policisë i riu shfaqi shenja pendese ndërkohë që deklaronte se ishte konfliktuar me të atin për një ndërtimin e një muri betoni. 62-vjeçari i kishte kërkuar të birit të ndërtonte një mur betoni dhe kur ky i fundit kishte refuzuar kishte lindur debati e në gjaknxehtësi e sipër 21-vjeçari kishte rrëmbyer armën dhe e kishte qëlluar. Metallari shtoi se plumbat prekën nënën e cila kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Ai u shfaq i penduar gjatë dhënies së dëshmisë së tij dhe deklaroi se i kishte shkatërruar jetën së motrës e cila do të martohej pas 3 javësh.