I sëmuri me kancer martohet me të dashurën në shtratin e spitalit (VIDEO)

loading...

loading...
Një burrë i sëmurë me kancer realizoi dëshirën e tij të fundit të premten duke u martuar me të dashurën e tij në shtratin e spitalit në Teksas, SHBA. Raul Hinojosa, 33 vjeç, që ishte diagnostikuar me kancer, më në fund u kurorëzua me të dashurën e tij Yvonne Lamas, raportoi CNN. “Ai ishte shumë i respektueshëm, shumë romantik dhe gjithmonë dëshironte të ma dhuronte botën”, tha Yvonne. “Ai dinte si të më bënte të buzëqeshja pa marrë parasysh situatën”, tha ajo, Spitali së bashku me familjen e tij realizoi një ceremoni në minutën e fundit, dhe e gjitha kjo u kap në një video. I rrethuar nga familja, miqtë dhe stafi i spitalit, çifti u martuan duke recituar betimet e tyre. Raul vdiq vetëm 36 orë pas martesës.

loading...