I sëmurë me diabet, vajza 6-vjeçe i shpëton jetën

1-624x320

Një vajzë e vogël i ka shpëtuar jetën babait të saj të sëmurë me diabet, pasi i dha karamele.

41-vjeçari, Dave Fitzpatrick vuan nga diabeti dhe në një moment kur kishte të ulët nivelin e sheqerit në gjak, vajza e tij 6-vjeçare Lilly i dha karamele, sepse ai as mund të fliste dhe as mund të lëvizte.

Nëse vajza nuk do ta kishte ndihmuar 41-vjeçarin ai mund të kishte kaluar në gjendje kome.

Lilly, e cila dëshiron të bëhet mjeke kur të rritet thekson: “E di që karamelet e mia janë të ëmbla, kështu që i morra ato dhe i vura tek goja e babit”, shprehet vajza.

Ndërkohë që i ati, 41-vjeçari Dave thekson: “Nuk do të isha këtu pa ndihmesën e saj, ajo është një heroinë e vogël”.

Sakaq, nëna e vajzës, 39-vjeçarja Michelle nënvizoi: “Ajo i shpëtoi jetën. Ai nuk ishte në gjendje të lëvizte”./noa