“I propozova shokut të ngushtë për martesë”, moderatori shqiptar “plas bombën”

U bë i njohur pas fitores së “Big Brother” vite më parë, e ndërsa tani është duke provuar edhe moderimin. Fjala është për Arbër Çepanin, i cili në një intervistë për “Thumb” ka treguar me humor se çfarë bën kur e zë pija.
I pyetur në qoftë se ka kërcyer mbi tavolinë kur ka qenë nën efekt alkoli dhe cila ka qenë bëma e tij më e madhe, ai rrëfen:

“Kur me sheh kështu me xhaketë thua jo ska mundësi ta ketë bërë. Por e kam bërë shpesh në fakt, jam një tip që më pëlqen jeta e natës, më pëlqen të mos e vras mendjen ç’thonë njerëzit rreth e përqark. Në momentin që vij në qejf bëhem aq i dashur dhe mund tu dhuroj dashuri të gjithë njerëzve. Bëj deklarata për martesë edhe me shokun e ngushtë që kam në krahë, por të nesërmen i them kush je ti?”