I prezanton dashnores gruan si motër, pas 4 muajsh vajza nga Tirana e bën t’i bierë kokës me grushte

Një 30-vjeçar po e pëson si mos më keq veprimin e tij të turpshëm të tradhtisë martesore. Atij tashmë do t’i duhet të përballet me drejtësinë, pasi e dashura e ka kallëzuar për mashtrim.

30-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije 7 muajsh, por me sa duket, bashkëshortja nuk i ka mjaftuar e i ka hedhur sytë nga një vajzë më e re në moshë se ai. Vajzës nga Tirana i ka thënë se jetonte në një shtëpi me motrën dhe nipin e tij (bashkëshorten dhe të birin).

Ndërsa kishin kaluar rreth 4 muaj bashkë, vajza arrin të kuptojë nga miqtë e tyre të përbashkët se njeriu që kishte nisur të dashuronte, ishte mashtrues. Ajo nuk e ka menduar dy herë por i ka bërë direkt kallëzim në polici, nën akuzën e mashtrimit./joq