I premtoi babait që do martohej e virgjër, ja çfarë ndodhi

smiley-the-smile-of-a-beautiful-girl-and-768x1366-640x360_1477233812-841790


Brelyn Bowman kur ishte vetëm 13 vjeç i kishte premtuar të atit se do martohej e virgjër dhe kështu ndodhi, madje ditën e dasmës së saj, ajo erdhi nuse bashkë me certefikatën që vërtetonte virgjërinë e saj.
Është kjo historia e Brelyn Bowman, një grua amerikane nga Upper Marlboro, në shtetin e Maryland, e cila para se të paraqitej te prifti, mori certifikatë te mjeku, për të vërtetuar se himeni i saj nuk ishte dëmtuar, duke verifikuar kështu virgjërinë, siç i kishte premtuar të atit.

Babai i nuses është një pastor i kishës baptiste, shumë i njohur në zonë, i cili dëshironte që e bija të ishte e virgjër deri në martesë, duke ndjekur udhëzimet e Biblës dhe të besimit të tij fetar.

Martesa e saj e mbajtur në tetorin e kaluar, pikërisht për shkak të këtij veprimi, bëri bujë.

Në fotot e dasmës ajo duket aq e lumtur madje, ajo ka shkrepur foto me çertifikatën ne duar, si duket sipas mediave vendase kjo është një traditë në shtetin e Maryland.