I plotësuar: Shkup – Protestuesit shpërthyen kordonin policor dhe u nisën drejt Parlamentit (Video dhe Foto)


(I plotësuar)- Mijëra qytetarë të cilët dogjën fotografitë e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov para zyrës së tij për lidhje me qytetarët në qendër të Shkupit (te “Rekordi”), e shpërthyen kordonin policor dhe shkuan drejt Parlamentit.
Atje ata hasën në një kordon tjetër policësh.
Qendra e Shkupit vlon nga policët, të cilët janë nxjerrë për të parandaluar përballjen direkte të protestuesve dhe kundërprotestuesve të organizuar nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet.
………..
Tendoset situata në Shkup – gjuhet me gurë zyra e Ivanovit, i digjen fotografitë (Foto)

Gurë dhe vezë fluturojnë drejt zyrës së presidentit maqedonas Gjorge Ivanov në qendër të Shkupit, në protestën kundër vendimit të tij për faljen e politikanëve për të cilët Prokuroria Speciale (PSP) ka nisur hetime.
Mbi dy mijë qytetarë janë mbledhur në protestë kundër qëllimit të qeverisë së VMRO-DPMNE-së për mbylljen e PSP-së dhe abolimin e kriminelëve nga radhët e pushtetit.
Ata para zyrës së Ivanovit janë edhe duke brohoritur parulla, si “shet mafioz!” e të ngjashme, ndërsa edhe kanë djegur fotografitë e presidentit.
S